Hapësire reklamuese

Rajoni

“Faqe e zezë”, Basha ironizon Metën: Del dhe bën si Superman, t'i vërë gishtin kokës

Shkruar nga Newsbomb

“Faqe e zezë”, Basha ironizon Metën: Del dhe bën si

Vijojnë “kunjat” në distancë mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit ka ironizuar protestën e bërë para Bashkisë së Tiranës, teksa thotë se ishte vetë Ilir Meta, ai që e mbajti në pushtet Edi Ramën.

Sipas tij, të vësh Metën në krye të aksioneve opozitare është autogol, pasi PD duhet të distancohet nga njerëz që janë autorët e ardhjes në pushet të Ramës.

PD ka thirrur protesta dhe do të thërrasë sërish. Por nuk është antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës. Shqiptarët presin alternativën, duhet të argumentojmë qëndrimin tonë në, lidhje me problemet e shqiptarëve. Rama qep ligje e vendime me porosi. Korrupsioni është problem madhor.

Nuk mund të bëhet protestë para Bashkisë me Ilir Metën, njerëzit e Metës kanë firmosur rritje tarifash aty. Meta solli Ramën në pushtet në 2013, e mbajti në 2017. Tani ma nxjerr si supremen, dhe më thua pse s’je në protestë. Faqe e zezë. Ti vënë gishtin kokës ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit.

Që të thërrasësh protestë kundër korrupsionit, e të vësh në ballë Metën, a ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol. PD duhet të distancohet nga njerëz që janë autorët e ardhjes në pushet të Ramës”, tha Basha.

Po ashtu Basha i është përgjigjur akuzave të Metës, i cili e ka etiketuar si përgjegjës për djegien e mandateve në vitin 2019. 

Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, disa si Meta hedhin gurin fshehin dorën, këtë bëri pas 12 janarit, pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër. Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës. Është faktori kryesor për ardhjen e tij në pushtet dhe mbajtjen në pushtet. Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik. Me metën dhe LSI s’ka për të patur më asnjë marrëdhënie politike, është një pazarxhi kronik, që problemet si ka më me PD dhe shqiptarët, por i ka aty ku i ka dhe të përballet me problemet që ka”, tha Basha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese