Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Familja e Sokol Mëngjesit kërkesë mjekëve të Traumës: Ta dërgojmë në Greqi!

Shkruar nga Newsbomb
Familja e Sokol Mëngjesit kërkesë mjekëve të
FotoMontazh: Profesor Sokol Mengjesi

Familjarët e avokatit dhe profesorit Sokol Mëngjesi u kanë kërkuar mjekëve të Spitalit të Traumës që 45 vjeçari të dërgohet në Greqi. Ata mendojnë se një trajtim i specializuar në një spital jashtë vendit mund të jetë më shpresëdhënës për jetën e Sokol Mëngjesit.

Kërkesa i është dërguar ekipit të mjekëve në Spitalin e Traumës, të cilët prej mëngjesit të së mërkurës janë duke e monitoruar çdo sekondë gjendjen e tij shëndetësore. Megjithatë, deri tani ata nuk kanë marrë një përgjigje.

Gazetarja Alma Demiraj raporton se shëndeti i profesorit është përmirësuar disi orët e fundit, pas 6 ditësh në koma artificiale.

Mëngjesin e kësaj të hëne Sokol Mëngjesi i është nënshtruar një skaneri në pjesën e kokës dhe fatmirësisht ka rezultuar se edema në tru ka ardhur duke u ulur. 45 vjeçari pritet të nisë një proces zgjimi nga koma, i cili mund të zgjasë, sepse mjekët do të fillojnë të ulin dozën e ilaçeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Megjithatë, familja kërkon që avokati të dërgohet në një spital në Greqi, ku mund të marrë trajtim më të specializuar për goditjen që ka pësuar në pjesën e pasme të kokës, në tru.

Një ekip i madh profesionistësh të Spitalit Universitar të Traumës janë angazhuar për shëndetin e tij, duke monitoruar çdo sekondë Sokol Mëngjesin. Mjekët ulin sasinë e ilaçeve me të cilat mbahet pacienti, për t'i dhënë mundësi trupit të tij të reagojë.

Edema është enjtja e shkaktuar në inde si pasojë e goditjes/traumës që ka pësuar avokati Sokol Mëngjesi. Prania e saj në zonën e trurit e rëndon gjendjen e pacientit, por fakti që trupi i tij ka reaguar dhe masa ka ardhur duke rënë, është një tregues shpresëdhënës për bluzat e bardha.

Familja e Sokol Mëngjesit kërkesë mjekëve të
Autoret e sulmit ndaj Sokol Mengjesit

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari do të dalë sot para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Familja e Sokol Mëngjesit kërkesë mjekëve të
Dritan Nano, i akuzuar si porosites i sulmit

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë. Nano nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore.

Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijojë shitja.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese