Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Eurodeputetja thirrje Serbisë: Boll turpëruat veten, lironi menjëherë shtetasit e Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Eurodeputetja thirrje Serbisë: Boll turpëruat veten, lironi
Eurodeputetja Viola von Cramon

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës të cilët prej orësh vijojnë të jenë të bllokuar në pikën kufitare të Serbisë.

Përmes një postimi në “ X”, ajo i bën apel Beogradit që të ndalojë së turpëruari veten, duke theksuar më tej se liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Disa qindra qytetarë prej disa orësh vijojnë të jenë të bllokuar në Serbi, në pikë kufitare me Kroacinë.

Më herët sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli tha se kjo gjë ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese