Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë futur në panik të gjithë botën. Së fundmi, pushuesit në një nga plazhet e Greqisë, në Heraklioni, kanë parë një dron dhe menjëherë janë shqetësuar pasi kanë menduar se ishte një dron iranian.
Ata lajmëruan policinë, mirëpo më pas u konstatua se objekti ajror është përdorur më herët në poligonët e qitjes për të testuar sistemet e armëve dhe më pas është hedhur në det. Ai është një objekt ajror joaktiv dhe i padëmshëm.
Sipas informacioneve të mediave fqinje, nga ekzaminimi i parë është kuptuar se prej disa kohësh droni ndodhej në det, pasi në pjesët metalike të tij kishte shenja të forta ndryshku.
Sondazh
Poll