Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tërmetet e vazhdueshme në Santorini, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
Tërmetet e vazhdueshme në Santorini, shpallet gjendja e
Santorini

Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme këtë të enjte në ishullin e Santorinit, mes lëkundjeve sizmike të vazhdueshme. Autoritet e Mbrojtjes Civile kanë njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri me 1 mars. 

Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet vijojnë të trondisin zonën, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të rënda të dheut dhe rrëshqitjeve të gurëve. 

Gjatë mbrëmjes të së mërkurës, gjashtë tërmete me magnitudë 4 u regjistruan në zonën detare rreth Santorinit, të ndjekur nga një goditje më e fortë prej 5.2 në jug të Amorgos. 

“Këto lëkundje të vazhdueshme kanë filluar të na lodhin. Sidomos mbrëmë. Ishte pa pushim. Njerëzit janë të shqetësuar, sigurisht, por problemi më i madh është se ne jemi zgjuar gjatë gjithë kohës,” tha kryebashkiaku Anafi, Iakovos Poussos.

Ndërkohë, shumica e eskpertëve janë shpehur se është një situatë e paparashikueshme, ndërsa Profesori i Gjeofizikës dhe Sizmologjisë, Kostas Papazachos është shprehur me optimizëm se zona ku ndodhin lëkundjet janë më të vogla nga ditët e para.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese