Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Çështja e dinarit, Lajçak: Shpresoj që dy vendet të vijnë në Bruksel, me mendje të hapur dhe zgjidhje konkrete

Shkruar nga Newsbomb
Çështja e dinarit, Lajçak: Shpresoj që dy vendet të
Emisari i BE-së për çështjen Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për çështjen Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se në fund të kësaj jave do të presin në Bruksel, kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç për një raund tjetër bisedimesh rreth vendimit për dinarin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçak shprehet se në këtë takim pret që palët të vijnë me mendje të hapur dhe të orientuar drejt zgjidhjes për çështjet e evidentuara më parë.

“Gjatë kësaj jave, unë do të mbaj një tjetër raund takimi për negoicim midis Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjet për ti dhënë një zgjidhje të përkohshmë, njerëzve të prekur nga ndryshimet e Bankës Qendrore të Kosovës. Unë shpresoj që të dyja palët të vijnë në takim me mendje të hapur, fleksibël dhe me një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura në takimet e mëparshme”,- shkruan në postim, emisari i BE-së për cështjen Serbi –Kosovë, Miroslav Lajcak.

Kujtojmë se më herët, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë diskutimesh mbi çështjen e dinarit. Takimi i fundit midis dy vendeve ishte në datën 4 prill, por përfundoi pa një marrëveshje midis vendeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese