Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Çështja e dinarit Kosovë-Serbi, 7 orë diskutime të tensionuara në Bruksel, palët nuk arrijnë marrëveshje

Shkruar nga Newsbomb

Çështja e dinarit Kosovë-Serbi, 7 orë diskutime të

Takimi midis Kosovës dhe Serbisë e organizuar në Bruksel, për çështjen e dinarit ka përfunduar sërish pa sukses, pasi nuk është arritur një marrëveshje konkrete midis palëve. Pas më shumë se 7 orë bisedimesh, ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak u ka dorëzuar palëve një propozim kompromisi, për të cilin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, ndërsa shtoi se do ti presë ata në takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktive.

Përfaqësuesi i Kosovës për negociatat, Besnik Bislimi ka thënë se propozimi i Lajçak synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket çështjes së ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë. Sipas tij, Serbia shfaqi qëndrime shqetësuese gjatë takimit, teksa theksoi se Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ato e shohin si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë

"Sot për herë të parë, ne kemi parë haptazi, të dokumentuar nga Serbia, se si ata e shohin procesin e krijimit të Asociacionit. Përderisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën, Asociacioni është nënkuptuar si një mekanizëm që ndihmon komunat me shumicë serbe të koordinojnë ushtrimin e disa veprimeve të tyre, Serbia sot tregoi se e sheh si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë",- tha kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Banka Qendrore e Kosovës ka përcaktuar euron si valutën e vetme zyrtare që mund të përdoret në territorin e Kosovës duke nisur nga 1 shkurti i këtij viti. Vendimi i Bankës ka hasur në kundërshti të ndërkombëtarëve dhe komunave me shumicë serbe, pasi siç argumentojnë ato kjo përjashton pakicat etnike që përdorin si monedhë dinarin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese