Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

EMRAT/ Do të përfitonin 50 mijë euro, zbulohet roli i shqiptarëve në trafikun e drogës në Itali

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Do të përfitonin 50 mijë euro, zbulohet roli i
Pamje gjate operacionit policor

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga arrestimi i tre shqiptarëve në portin e Livornos. Sipas mediave italiane mësohet se tre shqiptarët ranë në prangat e autoriteteve italiane mes 25 tetorit dhe 26 tetorit, mirëpo ngjarja u konfirmua për mediat disa ditë më vonë, konkretisht më 31 tetor.

Alfons Teqa 49-vjeç, Athanas Xhuveli 30-vjeç dhe 36-vjeçari Rushan Kanushi u arrestuan nga policia italiane në portin e Livornos, ku kishin shkuar për të marrë drogën e ardhur nga Ekuadori.

Referuar asaj që mediat italiane bëjnë me dije në anije ishin ngarkuar rreth 40 kilogramë kokainë e cila ishte nisur nga porti i Guayaquil dhe vlera shkonte në 3 milionë euro. Ndërkohë shqiptarët nga kjo sasi do të merrnin 40 deri në 50 mijë euro.

Anija

Anija ishte nisur nga porti i Guayaquil, në Ekuador, me emrin “Cma CGM Imagination”. Flamuri i saj ishte maltez, teksa ka bërë tranzitet e saj në Marsejë dhe Barcelonë, por skaneri në Livorno zbuloi ngarkesën. Droga, e ndarë në 36 blloqe peshonin pak më shumë se një kilogram secila, shkruan “Iltirreno”. Operacioni për kapjen e ngarkesës u krye nga Guardia di Financa dhe Agjencia e Doganës italiane. Ndërhyrja u krye në Darsena Toscana, kurse të dyshuarit ndodhen në burgun e Sughere.

Ndërkohë, mësohet se asnjë nga tre shqiptarët e arrestuar nuk ka dhënë asnjë detaj dhe nuk ka dhënë asnjë emër para prokurorit publik Daniele Rosa.

Thuhet se Alfons Teqa dhe Athanas Xhuveli kishin ardhur direkt nga Shqipëria, ndërsa Rushan Kanushi dyshohet se ka qenë në Itali para se të mbërrinte në qytet për të rikuperuar sasinë e madhe të drogës. Ata dyshohet se janë punësuar si korrierë për të tërhequr dhe dorëzuar mallin për organizatën. Me vete mbanin çantat e shpinës, ku kishin të gjitha pajisjet e nevojshme për të hapur kontejnerin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese