Hapësire reklamuese

Rajoni

Emisari i BE-së, Lajçak: Shpresoj që Kurti dhe Vuçiç të kenë ardhur në Bruksel me vizion dhe guxim politik

Shkruar nga Newsbomb
Emisari i BE-së, Lajçak: Shpresoj që Kurti dhe
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pret që në takimin e sotëm të nivelit të lartë që do të zhvillohet në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç të ndryshojë perspektivën për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Lajçak shpreson që Kurti dhe Vuçiç të kenë ardhur me një vizion dhe guxim politik që do t’i shërbejë afrimit të vendeve me të ardhmen europiane.

Gjithashtu, emisari i BE-së ktheu vëmendjen edhe tek vizitat që ka bërë në Kosovë e Serbi gjatë javës së kaluar, me qëllimin për t’i parpaprirë diskutimit të sotëm.

Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”,- tha Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një takim sot në Bruksel të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Takimi midis tyre do të drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borell, ndërsa i pranishëm gjithashtu do të jete edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiç biseduan për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023, por pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore.

Disa ditë më vonë, më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, pjesa veriore e Kosovës duke lënë të vrarë efektivin e policisë, Afrim Bunjaku.

Kosova e akuzoi Serbinë për këtë sulm, por Beogradi zyrtar e mohoi përgjegjësinë, e ndërsa autorët e vërtetë të sulmit nuk janë vendosur akoma para përgjegjësisë.

Përfaqësuesit e vendeve perëndimore u përpoqën disa herë që të bindin Kurtin dhe Vuçiçin që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojnë hapat për zbatimin e marrëveshjes, por pa asnjë rezultat.

Po ashtu, shefat e ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, shkuan disa herë në Bruksel për të diskutuar për tejkalimin e krizave, por as mes tyre nuk u arrit ndonjë marrëveshje që do t’i shërbente përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese