Hapësire reklamuese

Rajoni

Emisari i BE, Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve

Shkruar nga Newsbomb
Emisari i BE, Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet të punojnë
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet sot në Kosovë, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Fokusi i bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe hapat që duhet të ndërmarrin ato për të shkuar drejt normalizimit.

Lajçak është shprehur se parimi që BE-ja mendon se duhet ndjekur është një qasje e koordinuar hap pas hapi, ku të dy palët marrin diçka për të bërë diçka në këmbim.

Propozimi i BE-së për këtë zbatim paralel është që Kosova të nis e para me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe më pas Serbia të vazhdojë me njohjen e dokumenteve, institucioneve dhe simboleve të Kosovës.

Parimi që duhet ndjekur, për mendimin tonë, është një qasje e koordinuar hap pas hapi, ku të dyja palët marrin diçka për të bërë diçka, një qasje që do t’u siguronte të dyja palëve garanci të mjaftueshme se veprimet e dakorduara janë ndërmarrë.

Kjo do të thotë se palët do të zbatonin atë që është në marrëveshje paralelisht dhe propozimi ynë i fundit është që Kosova të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të fillojë zbatimin e obligimit për njohjen dokumenteve, institucioneve dhe simboleve të Kosovës”,- është shprehur Lajçak.

Emisari sllovak vijon më tej duke thënë se pret që vazhdimi i negociatave të jetë shumë i vështirë, meqënëse palët kanë qëndrime ende të ndara sa i përket zbatimit dhe se të dyjat kanë vendosur parakushte.

Unë pres që negociatat të vazhdojnë në javët e ardhshme dhe është e qartë se ato nuk do të jenë të lehta duke pasur parasysh se pikëpamjet e palëve se si duhet të duket procesi i zbatimit janë ende shumë të ndara dhe se të dyja kanë vendosur deri më tani parakushte të njëanshme dhe rezervat për zbatimin e detyrimeve të tyre”,- përfundon Emisari i BE-së.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese