Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Elon Musk jep lajmin e mire: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Elon Musk jep lajmin e mire: Starlink tashmë është edhe në
Starlink (foto ilustruese)-Elon Musk

Satelitët  Starlink të multimiliarderit Elon Musk të disponueshëm edhe në Kosovë. Platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX tashmë operon edhe në Kosovë.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë Musk përmes një postimi në platformën “X”.

 ‘‘Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët të Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë!’’, shkruan Musk.

Për këtë gjë ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, i cili tha se është emocionuese ta shohësh Starlinkun duke u zgjeruar në Kosovë.

“Është emocionuese të shohësh Starlink duke u zgjeruar në Kosovë dhe duke inkurajuar mundësi të reja për rritje teknologjike”, shkroi Dugolli.

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk, i cili ofron mbulim në mbi 70 vende.

Ndryshe nga shumica e shërbimeve të internetit satelitor, satelitët Starlink operojnë në orbitën e poshtme të Tokës, duke ulur vonesën e transferimit të të dhënave te marrësi. Qëllimi i saj është që të ofrojë internet të shpejtë dhe të mundësojë mbulimin e të gjithë territorit me internet pa hasur probleme.

SpaceX filloi lëshimin e satelitëve Starlink në vitin 2019. Që nga fillimi i marsit 2024, ai përbëhet nga mbi 6000 satelitë të vegjël të prodhuar në masë në orbitën e ulët të Tokës që komunikojnë me marrës të caktuar tokësorë .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese