Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ekziston rreziku i pengimit të hetimeve, Specialja lë në parburgim Hashim Thaçin

Shkruar nga Newsbomb
Ekziston rreziku i pengimit të hetimeve, Specialja lë në
ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që të vazhdojë me të njëjtën masë sigurie për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e lënë në paraburgim, me arsyetimin se lirimi i tij do të pengonte më tej hetimet.

Vendimi është marrë më 24 maj, pasi turpi gjykues ka konsideruar se po të lihej në liri, Thaçi do të pengonte procesin gjyqësor, pasi ai ka njohuri të shtuar mbi provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij.

Gjithashtu, nisur nga vendimi bëhet me dije se në Kosovë ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrje në procedurat penale ndaj 4 ish-anëtarëve të UÇK-së, duke bërë kështu që hetimi të manipulohet dhe të mos jetë i drejtë për palët.

Në konstatimin e fundit tregon se një rrezik i tillë vazhdon të eksizojë. Paneli e riktheu vlerësimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka interesin dhe aftësinë për të ndikuar në procedurat; (ii) ka tentuar të nënvlerësojë KSC-në dhe ka ofruar përfitime për personat të thirrur nga SPO; (iii) ka një pozicion të ndikimit në Kosovë që mund t’i lejojë atij të përfitojë mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) duke marrë parasysh gjyqin që po vazhdon, ka njohuri të shtuar për provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij.

Për më tepër, ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjen në procedurat penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë, çka Gjykata e Apelit ka pranuar si një konsideratë kontekstuale relevante. Gjetje të ngjashme u bënë në aktgjykimin për Mustafën dhe vendimin e Apelit për Gucatin dhe Haradinajn. Trupi gjykues vlerësoi se mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje e rëndësishme dhe aktuale në Kosovë, dhe vuri më dukje dëshminë e ekspertit të mbrojtjes, Robert Reid, i cili tha se në mbi 20 vite në këtë fushë, ai kurrë nuk kishte parë kërcënim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë”,- thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale për vazhdimin e paraburgimit.

Kujtojmë se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u arrestua në nëntor të vitit 2020, bashkë me tre ish-udhëheqësit e tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale konfirmoi aktakuzën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në datën 26 tetor të 2020.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese