Policia e Kosovës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave për vrasjen e 42-vjeçarit me iniciale I.I në Mitrovicë.
Sipas burimeve të forcave policore, pas hetimeve intensive kanë bërë të mundur identifikimin e vrasësësve me iniciale B.I, 33 vjeç dhe shtetasit me inicale H.I, 62 vjeç, të cilit u janë gjetur prova materiale që lidhen me vrasjen.
Sakaq, 62-vjeçarit i janë sekuestruar tre armë zjarri, të cilët janë duke u hetuar për zbulimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
“I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin”.
Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.
Në lidhje me vrasjen që ndodhi gjatë ditës në Skenderaj, policia më herët e ka arrestuar të dyshuarin H.I., 62-vjeçar, nga i cili janë konfiskuar tri revole.
Bazuar në hetimet fillestare, policia thotë se të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara, ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42-vjeçar".