Hapësire reklamuese

Rajoni

E zuri djepi poshtë, ndërron jetë vajza 2-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
E zuri djepi poshtë, ndërron jetë vajza 2-vjeçare
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Penuh të Podujevë, ku një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën tragjikisht.

Mediat e Kosovës raportojnë se vajza 2-vjeçare ka qenë në djep, ku ishte rrokullisur dhe i është bllokuar fryma duke humbur jetën.

Edhe pse fëmija është dërguar menjëherë në spital, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, teksa kanë konfirmuar vdekjen e vogëlushes.

“Dje rreth orës 15:20 kemi marrë informacion se një foshnje si pasojë e asfiksisë ka qenë e vdekur në djep. Na kemi shku menjëherë, ata (të QMF-së në LLuzhan), e kanë trajtuar menjëherë, se është ambulanca më e afërt prej shtëpisë së tyre. Kur kemi shkuar e kemi vërejtur një fëmijë pa shenja jete që sipas dyshimeve ka ardhur si pasojë e lulakut, ka ardh deri tek asfiksia, nxanja e frymës”, – ka thënë Shefi i Emergjencës në këtë komunë, Arben Beqiri .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese