Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E trishtë/ Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë mësuesja shqiptare në Itali

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë/ Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron
Mesuesja shqiptare qe nderroi jete

Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku një mësuese shqiptare 42-vjeçare ka ndërruar jetë pasi prej disa kohësh vuante nga sëmundja e rëndë.

Mësuesja shqiptare prej disa vitesh jetonte dhe punonte në Poviglio. Klara Shestani 42-vjeçarja para disa javësh kishte marrë lajmin se vuante nga sëmundja e lartë. Sëmundja ka agravuar me shpejtësi, duke i marrë jetën mësueses shqiptare. Klara la pas 3 fëmije, një vajzë 5 vjeç dhe dy adoleshentë 15 dhe 17 vjeç.

Një person me besim të fortë fetar, ajo e përballoi sëmundjen me shumë guxim, e mbështetur gjithmonë nga bashkëshorti i saj Paolo Capece, mësues matematike, nga tre fëmijët e saj 5, 15 dhe 17 vjeç dhe nga të afërm të tjerë.

Shqiptares i është dhënë lamtumira e fundit në  kishën e famullisë në qytetin ku edhe jetonte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese