Hapësire reklamuese

Rajoni

E trishtë/ Ndërron jetë e moshuara e cila u dhunua para dy vitesh në azilin e pleqve, çfarë ndodhi me vajzat që e keqtrajtuan

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë/ Ndërron jetë e moshuara e cila u dhunua para dy vitesh
Foto arkivë: Infermieret në Peje dhunojnë të moshuarën

Është ndarë nga jeta e moshuara e cila në nëntor të vitit 2022 u keqtrajtua në shtëpinë e të moshuarve nga infermieret, në Pejë. Video ku shfaqeshin infermieret dhe punonjëset e shtëpisë së të moshuarve, duke dhunuar të të moshuarën u bënë virale kudo në rrjet dhe shkaktuan reagime të forta, deri në protesta nga qytetarët në Prishtinë.

Ndarja nga jeta e të moshuarës u njoftua nga avokati i familjes, ku tha se dënimi për rastin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë nuk u dha kurrë pasi nga 31 tetori i vitit të kaluar nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast, ndonëse prokuroria në Pejë ka dërguar aktakuzën në Gjykatë që nga prilli i vitit të kaluar.

Avokati Selimaj ka thënë se tri nga të pandehurat në këtë rast, njëra nga to është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.

Në videon e cila u publikua në rrjet, dukej se si dy infermiere Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunonin një nga të moshuarat ndërsa  Remize Kuqi ka filmuar.

Në pamje shikohet sesi një nga punonjëset, e re në moshë godet me shpulla dhe shqelma të moshuarën. E moshuara dukej se tentonte të largohej dhe duke bërë përpjekje të mbronte veten, por infermierja vazhdimisht e godiste me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese