
Një tjetër rast dhune në familje me protagonistë shqiptarë është regjistruar së fundmi në Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se në Filiatra të Mesinisës, një 25-vjeçare është dhunuar brutalisht nga partneri i saj shqiptar.
46-vjeçari ka kërcënuar partneren e tij dhe më pas me një levë hekuri e ka goditur në këmbë dhe duar, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha fizike. Shqiptari ra në prangat e policisë, ndërkohë e reja u dërgua në spital ku dhe iu dha ndihma e parë.
Ajo u njoftua edhe për të drejtat e saj, mirëpo nuk pranoi asnjë prej tyre duke deklaruar se do të qëndrojë në shtëpinë e një të afërmi. Sakaq policia në banesën e çiftit gjeti dhe sekuestroi dhe levën e hekurit me të cilën 46-vjeçari dhunoi barbarisht partneren e tij.