Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

"E tërrhoqi zvarrë në katin e 7-të dhe e hodhi", misteri i vdekjes së 13-vjeçares shqiptare në Itali, ra nga ballkoni apo e shtyu i dashuri?

Shkruar nga Newsbomb

"E tërrhoqi zvarrë në katin e 7-të dhe e hodhi",

Vdekja e 13-vjeçares vazhdon te mbetet misterioze dhe dyshuese. Edhe pse u tha se ajo u vetëhodh nga kati i 7 ku jetonte, motra dhe familjarët e saj pretendojnë se e kanë vrarë.

Motra e Aurorës është e bindur se motrën e saj e ka vrarë i dashuri i saj M.S, 15 vjeç i cili është nën hetim për vrasje me dashje.

Ajo akuzon M.S. se e ka rrahur, e kishte tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur nga tarraca, duke e bërë atë të bjerë nga një lartësi e madhe. Në rrjetet sociale, motra e viktimës ka bërë thirrje për drejtësi, duke deklaruar se vrasësit duhet të shkojnë në burg.

“Ai kishte vënë tashmë duart mbi të: ka pamje të bisedave në të cilat Aurora shkruante se kishte frikë prej tij“. 13-vjeçarja e quante atë ‘të papjekur’ dhe ‘të çmendur’.

Pas incidentit, M.S. kishte shkuar në një lokal aty pranë, ku kishte thirrur shërbimet e emergjencës duke pretenduar se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Motra e Aurorës është e vendosur të vazhdojë të luftojë për të drejtat e motrës së saj dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet. Ndërsa për La Stampa motra deklaroi se një herë ish-i dashuri  M.S., shkoi në shkollë dhe në shtëpinë e tyre për ta takuar, edhe pa qenë i ftuar ku i ka rrëmbyer celularin nga xhelozia dhe tregon edhe për një shuplakë.

Ky rast i trishtueshëm ka ngritur shqetësime të mëdha për dhunën në marrëdhënie, veçanërisht mes të rinjve, dhe ka bërë thirrje për një reagim më të fortë nga institucionet përkatëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese