Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E RËNDË/ 11-vjeçarja përdhunohet dy herë në një tualet publik në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË/ 11-vjeçarja përdhunohet dy herë në
Policia e Kosovës/ Foto ilustruese

Një rast i rëndë përdhunimi ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një e mitur 11 vjeçe është abuzuar seksualisht dy herë nga një burrë në tualetin e lokalit. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës mësohet se ai e ka marrë me dhunë të dyja herët, afër dyqanit të tij, ku shiste gjëra të ndryshme.

Autori i paidenifikuar është arrestuar nga policia dhe është caktuar masa e sigursë “arrest me burg”, ndërsa janë duke u marrë me zbulimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

 “Ekziston dyshimi i bazuar, se nga fundi i muajit janar 2025 deri në fillim të muajit shkurt 2025, në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit ‘T.’ pronë e të pandehurit, i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur e moshës njëmbëdhjetë (11) vjeçare, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i pandehuri shiste cigare, gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën e kishte çuar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual dhe sipas të dëmtuarës rast i njëjtë kishte ndodhur edhe një herë tjetër para disa ditëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese