Një akisdent i rëndë i ka marrë jetën një 25 vjeçari shqiptar në Kretë. Ngjarja është shënuar pak pas mesnatës, rreth orës 02:00 në rrugën nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë.
Drejtuesi i një motori ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij është përmbysur me pasojë vdekjen e tij. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar nuk mbante kaskë, çka ka bërë që rrëzimi i tij të jetë fatal për jetën. Sakaq, policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Sondazh
Poll