
Një aksident i rëndë trafiku është shënuar në Prizren. Sipas mediave të Kosovës, një automjet ka përplasur dy fëmijë të cilët po ecnin me biçikletë.
Rasti është shënuar në fshatin Korishë të Prizrenit, të shtunën e djeshme, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë u lënduan rëndë dy fëmijët që ishin me biçikletë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilët i kanë dërgaur në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, por njëri nga fëmijët nuk ka mundur që t’ju mbijetojë plagëve të marra. Autoritetet raportojnë se ai kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.
Njoftimi i policisë:
“Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen sotme, në Prizren, ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore.
Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.