
Një makinë është përfshirë nga flakët në Kosovë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku makina ka marrë flakë dhe për pasojë drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë humbur jetën.
Burimet për mediat kosovare bëjnë me dije se nuk dihen ende shkaqet e djegies së automjetit, ndërsa viktima nuk është konfirmuar ende.
Sakaq, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishitnë, Zejnullah Gashi është shprehur se brenda makinës janë gjetur eshtra njeriu, teksa makina raportohet të ketë qenë me targa serbe.
“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, është shprehur Gashi.
Policia është duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit të vdekur.