Hapësire reklamuese

Rajoni

E rëndë në Kosovë, humb jetën në aksident nëna me fëmijën 3 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Kosovë, humb jetën në aksident
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në Kosovë. Sipas njoftimit të policisë, në aksident janë përfshirë një kamion me një autobuz me pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes së fortë midis mjeteve, ka humbur jetën një grua 42 vjeçare dhe fëmija i saj 3 vjeç, ndërsa janë plagosur edhe persona të tjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ngjarja është shënuar në aksin rrugor Dragash-Zhur, në vendin e quajtur Laku i Keq.

Në vend kanë mbërritur autoritetet policore, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa është ndaluar për 48 orë edhe drejtuesi i autobuzit.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Dragash - Zhur, dy persona kanë humbur jetën

Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë (një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar).

Vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i Emergjencës së spitalit rajonal në Prizren.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese