
Një ngjarje e rëndë raportohet që të ketë ndodhur në Kosovë. Mediat vendase bëjnë me dije se është gjetur e pajetë në banesën e saj në Prishtinë, aktorja e njohur shqiptare, Drita Duraku.
Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka treguar se turpi i pajetë i Durakut është dërguar në spital, ku do t’i bëhet ekzaminimi për të zbuluar dhe përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së aktores.
Gjithashtu, lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktores së njohur, Drita Duraku e ka bërë të ditur edhe gazetarja Radije Hoxha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve të saj Pusho në paqe artiste! Një jetë qeshëm me humorin tënd! Sot po qajmë! Zoti të mëshiroftë në atë botë!”- shkruan gazetarja, Radije Hoxha.
Aktorja shqiptare nga Kosova, Drita Duraku ka patur një karrierë të gjatë dhe të sukseshme në aktrim. Ajo u bë më shumë e njohur me rolin e “Nuses së Gostivarit”.