Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E rëndë në Kosovë, babai në gjendje të dehur qëllon me thikë vajzën e tij

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Kosovë, babai në gjendje të dehur
Pamje nga apartamenti në Kosovë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku babai ka qëlluar me thikë vajzën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi në një deklaratë të dhënë për media, ku evidenton se ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes në orën 00:10 në qytetin e Prizrenit.

Sipas Bytyqit, shtetasi me iniciale A.SH., ka sulmuar me thikë vajzën e tij 21- vjeç pas një mosmarrëveshje familjare që ato të dy kanë pasur, ndërsa shton se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer këtë akt.

Vajza ka marrë plagë në shpinë dhe është dërguar për të marrë ndihmë të menjëhershme mjekësore në spital, teksa bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë , me akuzën se ka kryer vepër penale për “Vrasje në tentativë”. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij  duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”,- ka përfunduar Bytyqi”,- është shprehur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese