
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një person ka plagosur të dashurën dhe më pas është vetëvrarë.
Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Prishtinë, ku 34-vjeçari ka goditur me thikë të dashurën e tij 30-vjeçare për motive ende të paqarta.
Gjithashtu, pasi plagosi të dashurën e tij, e cila është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, i riu vrau veten me thikë, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur në moment.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara, femër 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor,” ka njoftuar policia e Kosovës.