Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E rëndë në Itali, Shqiptarja merr thikën e kuzhinës dhe plagos fqinjet e saj, nënë e bijë në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Itali, Shqiptarja merr thikën e kuzhinës dhe
Foto ilustruese

Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar nga autoritetet italianë pasi ka tentuar të vrasë dy fqinjet e saj në Pavia të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 18:00 të mbrëmjes ku shqiptarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj. Në shtëpi në ato momente ka qenë vetëm një 62-vjeçare dhe nëna e saj të cilat shqiptarja i ka qëlluar me një thikë kuzhine që e kishte marrë nga banesa e vetë.

Mediat italiane raportojnë se pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit dhe më pas ka dalë nga banesa dhe bashkë me thikën në dorë është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë. Për shkak të plagëve të marra nënë e bijë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa shqiptarja 42-vjeçare pasi e arrestuan e dërguan në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese