Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kosovë, ku një burrë ka vrarë gruan.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Pejë, ku bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar si dhe ka sekuestruar armën e krimit.
Burime për media bëjnë me dije se autori i dyshuar është Edmond Lajqi, i cili edhe më herët ka qenë i dënuar për dhunë në familje.
“Kryeprokurorit dhe Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, njofton policia.
Kujtojmë që kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar brenda pak ditësh në Kosovë, pasi pak ditë më parë Valon Aliu 36 vjeç ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli 21 vjeçare dhe shkak i ngjarjes u bë kujdestaria e vajzës.