Hapësire reklamuese

Rajoni

E pazakontë në Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja kuqezi para se të futet në sallë

Shkruar nga Newsbomb
E pazakontë në Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja kuqezi para
Jakup Krasniqi

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot vazhdoi gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por një zhvillim i pazakonshëm është shënuar në këtë seancë, ku ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu hoq kravata me simbole kombëtare para se të futej në sallën e gjyqit.

Në nisje të seancës avokatja e Krasniqit, Venkatesëari Alagendra ka kërkuar një shpjegim se përsë sigurimi i ka hequr kollaren klientit të saj.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??” ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk kishte dijeni për ngjarjen”.

Avokatja më tej tha si i duhej një shpjegim për këtë pasi Krasniqi e ka vënë edhe më herët të njëjtën kollare në sallën e gjykimit prandaj është e pakuptueshme arsyeja e mos-lejimit të hyrjes me të njëjtën veshje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese