
Trump Jr.-Vuçiç
Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump Jr do të zhvillojë një vizitë të dytë brenda dy muajve në Serbi.
Mediat serbe bëjnë me dije se Trump Jr. do të jetë në Beograd të shtunën, më 26 prill, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin Aleksandër Vuçiç, e më pas do të flasë në forumin e biznesit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë (PKS) dhe Klubi i Biznesmenëve.
Kujtojmë se kjo është vizita e tij e dytë, pasi Trump Jr ishte vizitoi Beogradin më 11 mars, ku zhvilloi edhe një intervistë me presidentin Vuçiç në podcastin e tij.
Vizita e tij në Beograd është pjesë e një turneu në Evropën Lindore, që përfshin gjithashtu Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.
Sondazh
Poll