Dy tërmete me një distancë prej disa minutash janë regjistruar së fundmi në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter kishte epiqendrën 12 kilometra në jurg të Nea Moudania në Halkidiki.
Tërmeti i dytë, i cili u regjistrua disa minuta më vonë ishte më i lehtë me magnitudë 4.2. Sipas asaj që mediat greke raportojnë lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Selanik, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion për dëme materiale apo të plagosur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, sizmologu Gerasimos Papadopoulos theksoi se “është herët për të folur për një tërmet të madh. Këtë do ta shohim nesër me më shumë prova”.
Sondazh
Poll