Dy shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet e dije se operacioni është zhvilluar në Varese , ku është ndaluar një makinë. Nga kontrolli i mjetit që drejtohej nga një shqiptar u zbuluan dy doza kokainë, të paketuara dhe të gatshme për shitje.
Pak minuta më vonë operatorët ndaluan shqiptarin e dytë, që sapo do të dilte nga shtëpia. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën 155 dozave kokainë gati për t’u shitur, si dhe një shumë parash prej rreth 14 mijë eurosh, me sa duket të ardhura nga trafiku i drogës.
Shqiptarët ndodhen në paraburgim nën akuzën penale të posedimit me qëllim trafikimin e kokainës
Sondazh
Poll