Hapësire reklamuese

Rajoni

Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç, Serbia pritet të mbajë zgjedhje të reja

Shkruar nga Newsbomb

 

Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç, Serbia pritet të
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Ditën e djeshme, parlamenti serb votoi dorëheqjen e kryeministrit, Milos Vuçeviç.

Lidhur me këtë vendim, ka ardhur një reagim edhe na presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç njoftoi se nuk do të ketë qeveri kalimtare, por theksoi se ka detyrimin që të iniciojë procesin për zgjedhjen e qeverisë së re.

Sipas tij, këto zgjedhje mund të mbahen në datën 8 qershor.

 “Nuk do t’i shmang konsultimet, edhe pse e di se do të marr vetëm ofendime dhe nuk di çfarë tjetër nga ata që nuk kanë dy apo tre për qind në skenën politike serbe, por që mendojnë se po i bëjnë lajka dikujt me këtë”, tha Vuçiç, duke theksuar se do të dërgonte ftesë për konsultime dhe se ishte i hapur edhe për zgjedhje.

Ai shtoi se diskutimet më të rëndësishme do të jenë brenda Partia Progresive Serbe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese