
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është rreshtuar krah liderëve botërorë duke uruar publikisht Donald Trump për manadin e ri presidencial.
Osmani shkruan se Kosova është e gatshme për të punuar me administratën e re të Trump sme qëllim forcimin e marrëdhënieve reciproke mes dy vendeve.
Duke i uruar më emër të Kosovës, sukese të mëdha, Vjosa Osmani thotë se është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për të promovuar vlerat e përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e koës.
“Urime Presidentit Donald Trump për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kosova është e gatshme të punojë me ju, zëvendëspresidentin JD Vance, dhe administratën tuaj për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë.
Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese të mëdha,” shkruan Vjosa Osmani.
Congratulations to President @realDonaldTrump on swearing-in as the 47th President of the United States of America.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 20, 2025
Kosovo stands ready to work with you, Vice President @JDVance, and your administration to strengthen our special relationship, promote our shared values of… pic.twitter.com/tWJ4Ab8aCE