
Dy ditë pas tragjedisë së Koçanit, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski është shprehur se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.
Në një deklaratë për mediat, Mickoski tha se organet hetuese kanë marrë tashmë urdhër për të ushtruar kontrolle në brendësi të ambienteve të Komunës së Koçanit. Ai shtoi se drejtësia do të bëjë punën e vet, dhe se nuk do mbrohet askush eshte sikur të jetë Shenjtori i Partisë.
“Se sa është përgjegjësia e kryetarit të Komunës së Koçanit do të vendos Prokuroria. Kryetari në dorëheqjen e tij ka shkruar se është në dispozicion të drejtësisë. Sot organet hetuese do të hyjnë edhe në Komunë. Dhe do t’i kontrollojnë të gjitha dokumentet. Në rast se ju pretendoni se ai është nga radhët e VMRO-se dhe se ne po e mbrojmë, jeni gabim. Ne nuk do te mbrojmë askënd edhe sikur te jete Shenjtori i Partisë“.