
Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Greqi ku bosi i drogës, Giorgos Moschourisu ekzekutua me breshëri plumbash. E teksa ngjarja vijon të jetë e mbushur me enigmë, policia greke është duke mbledhur copëzat e pazëllit dhe për të zbardhur këtë atentat mafioz.
Sipas asaj që mediat greke bëjnë me dije deri më tani, policia beson se pas kësaj ngjarje qëndrojnë “duhanpirësit” e Etnikut. Organziatë kjo e mërgimtarëve nga ish-Bashkimi Sovjektij, pra, të cilët sipas policisë janë të përfshirë në të paktën tre vrasje të anëtarëve të mafias greke.
Veç kësaj, hetuesit po hetojnë edhe familjarët e tjerë të Moschourisu, të cilët rezultojnë që janë eksponentë të krimit dhe se 55-vjeçari kishte me ta llogari të hapura.
Përveç kësaj, kjo nuk ishte hera e parë që Moschouris ishte vënë në shënjestër. Ishte korriku i vitit 2020 kur ai u sulmua me thikë nga pesë persona, por autorët në fund nuk arritën ta vrisnin.

Megjithatë, deri më tani thuhet se për “kokën” e 55-vjeçarit janë paguar një milion euro. Kjo pasi ai cilësohej nga të gjithë si bosi i mafias dhe një nga emrat më të vjetër dhe të fortë.
Si ndodhi vrasja?
Ekzekutimi i Giorgos Moschouris u bë pasditen e së enjtes në Chalandri në periferi të Athinës. Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnakias”, sapo kishte dalë nga një qendër shëndetësore private, kur disa persona, të cilët udhëtonin me një automjet, i janë afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. Ai u qëllua disa herë, ku disa prej plumbave goditën fytyrën e tij dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen e menjëhershme.
Megjithatë, ajo që është befasuese është se edhe pse dikur kishte njerëz rreth tij për t'u kujdesur për të, kur u vra ai ishte krejtësisht i vetëm. Sipas Policisë greke, sulmuesit e tij, dy në numër, po e prisnin që 55-vjeçari të dilte nga qendra mjekësore.
Më pas ata iu afruan me një makinë dhe filluan ta qëllonin vazhdimisht me kallashnikov. Më shumë se 30 gëzhoja u gjetën më pas në vendin e ngjarjes nga grupi i hetuesve. Menjëherë pas kësaj ngjarje autorët u larguan me shpejtësi dhe në zonën e Patimës të Çalandrit i vunë zjarrin automjetit të përdori në krim dhe u zhdukën me një tjetër mjet, i cili dyshohet se drejtohej nga një tjetër bashkëpunëtor i tyre.

Duhet theksuar se Moschouris u bë më i njohur në verën e vitit 2002, kur emri i tij figuronte së bashku me atë të Vasilis Stefanakos, Aristides Lakiotis dhe Yiannis Skaftouros, së bashku me 40 persona të tjerë, në dosjen voluminoze të çështjes për mafian greke.
Siç thuhej në dokumente, ata ishin të përfshirë në ekzekutimin e “kontratave të vdekjes”, zhvatjes, sulmeve vrasëse, si dhe kontrabandës së cigareve dhe karburanteve të lëngëta.
Ata u ndanë në katër grupe dhe Moschouris i përkiste të dytit pasi, sipas policisë, ai ishte kryebanditi i Gerasimos Loutsos, një kumbari i njohur i natës.
Në atë kohë ai po i shmangej arrestimit, por më në fund erdhi momenti që ai të kalonte pragun e burgut, ku siç thonë, gradualisht filloi të ndryshonte. Thuhet, sipas asaj që pohojnë njerëzit që shoqëroheshin me të, se ai iu afrua Zotit, sado paradoksale të duket kjo për një “buf nate”.
