Hapësire reklamuese

Rajoni

“Digjet" Greqia/ Pas shkollave, mbyllen dhe atraksionet turistike në Athinë

Shkruar nga Newsbomb
“Digjet" Greqia/ Pas shkollave, mbyllen dhe atraksionet turistike
Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë

I nxëhti përvëlues në Greqi ka detyruar autoritetet që pas mbylljes së shkollave, të mbyllen edhe disa nga atraksionet turistike në vend.

Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë, është vendosur të mbyllet për publikun gjatë orëve më të nxehta këtyre ditëve. Ministria e Kulturës është shprehur se siti arkeologjik i listuar në UNESCO në Athinë do të qëndrojë i mbyllur në orët e pikut të vapës që pritet të arrijnë 43 gradë celsius për ditët në vijim.

“Digjet" Greqia/ Pas shkollave, mbyllen dhe atraksionet turistike
Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë

Meteorologët kanë vënë në dukje se kjo është vala më e hershme e të nxehtit e cila për Greqinë klasifikohet si temperatura që tejkalojnë 38 gradë Celsius për të paktën tre ditë. Shkollat u mbyllen nga 12 qershori pas një njoftimi nga bashkia e Athinës, Pireut, Markopoulo, Argos, Nafplion e shumë të tjera, kanë vendosur mbylljen e kopshteve, por edhe shkollave të ciklit të ulët.

Ministria e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të zjarreve në rajonin e Atikës rreth Athinës.

Emergjencat janë çdo moment në terren prej disa ditësh pasi vala e të nxehtit të sezonit përfshiu vendin, duke shkaktuar mbyllje të shkollave dhe paralajmërime shëndetësore. Gjithashtu paralajmërime janë bërë për punonjësit të cilët për sigurinë e tyre të punojnë nga shtëpia.

“Digjet" Greqia/ Pas shkollave, mbyllen dhe atraksionet turistike
Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese