Hapësire reklamuese

Rajoni

Lajçak: Njerëzit në Kosovë dhe Serbi nuk e duan dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Shkruar nga Newsbomb
Lajçak: Njerëzit në Kosovë dhe Serbi nuk e duan dialogun e
Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se arsyeja e ngecjes së bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës, është se shoqëritë e këtyre dy vendeve nuk e duan normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tij, në bisedat që ka pasur me organizata joqeveritare dhe media në këtë rajon, gjatë kohës që përpiqej që palët të dakordësoheshin për përmbushjen e detyrimeve të vendosura nga BE, atij i është diktuar se është Bashkimi Evropian që e dëshiron këtë normalizim, por jo qytetarët e këtyre dy vendeve.

“Së fundmi kam pasur një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave nga rajoni. I pyeta se kush e do normalizimin? Dhe përgjigja ishte ju, Bashkimi Evropian. Pra, problemi është se ky është një proces që është bërë i mundur nga BE-ja, por ne nuk e ndjejmë përpjekjen, presionin për normalizim nga ana e shoqërive, as në Serbi e as në Kosovë. Pra, ne kemi një marrëveshje që nuk e kemi pasur kurrë më parë, Marrëveshja e Ohrit, e cila është një rrugë e qartë”,- është shprehur emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Emisari i BE-së u shpreh se edhe pse dy liderët e dy vendeve Vuçiç dhe Kurti bëjnë një hap para në realizimin e marrëveshjeve, ato përballen me kritika, gjë që bën që çështja të mos ketë progres të mëtejshëm, ndërsa shtoi se është me rëndësi që të punojnë më shoqëritë e këtyre dy vendeve, që ti bëjnë që të kuptojnë që e vetmja rrugë për tu integruar në Bashkimin Evropian është duke rregullar mardhëniet midis tyre.

“Por ajo që kam dëshmuar gjithashtu është se sa herë që dy liderë, presidenti Vuçiq, kryeministri Kurti, bien dakord për disa hapa drejt normalizimit, ajo përballet me kritika në shoqëritë e tyre. Pra, është e qartë se elementi më i rëndësishëm për të përfunduar këtë proces është të ndihmojmë shoqëritë të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre nuk ka të ardhme evropiane për to”,- ka shtuar Lajçak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese