Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, BE ndryshon axhendën e takimeve në Bruksel midis Kurtit dhe Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
Dialogu Kosovë-Serbi, BE ndryshon axhendën e takimeve në Bruksel
FotoMontazh/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel

Bashkimi Europian ka shtyrë orarin e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilët do të bisedojnë ditën e sotme në Bruksel në kuadër të dialogut për përmirësim të marrëdhënieve midis vendeve të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ky takim i nivelit të lartë që ishte parashikuar që të niste në orën 15:30 të mbasdites do të shtyhet për në orën 16:30, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e këtij vendimi.

Bazuar në publikimin e axhendës me oraret e takimeve thuhet se përfaqësuesi i lartë për politikë dhe siguri në BE, Joseph Borell do të takohet fillimisht me kryeministrin Albin Kurti në orën 16:30, ndërsa pas gjysëm ore, përkatësisht në orën 17:00 ai do të bisedojë me liderin serb, Vuçiç.

Gjithashtu, bëhet me dije se takimi trepalësh midis Borell, Kurtit dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në praninë e Borell do të zhvillohet në orën 18:00 të mbasdites.

Pas kësaj, përfaqësuesi i lartë, Borell do të jap një deklaratë për media se çfarë u arrit nga takimi midis liderëve.

Dialogu Kosovë-Serbi, BE ndryshon axhendën e takimeve në Bruksel
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese