Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dhunoi me levë partneren 25-vjeçare, dënohet me burg shqiptari në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi me levë partneren 25-vjeçare, dënohet me burg shqiptari
Foto ilustruese

Me 4 vite e 3 muaj burg është dënuar shqiptari, i cili dhunoi barbarisht partneren e tij 25-vjeçare në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është dënuar me 4.3 vite burg pa lirim me kusht për dhunë në familje.

 46-vjeçari me banim në Filiatra , i cili u arrestua të shtunën për dhunë në familje, kanosje, lëndim të rëndë trupor dhe shkelje të ligjit për armët, ndaj partneres së tij 25-vjeçareka kërkuar falje për ngjarjen.

Gjatë seancës ai pranoi aktin e tij, por pretendoi se ishte hera e parë që ai sillej dhunshëm pasi kishte pirë alkool. Gruaja nga ana e saj ka treguar se në dy vite që jetojnë bashkë, kjo është të paktën hera e katërt që e ka dhunuar.

46-vjeçari ka kërcënuar partneren e tij dhe më pas me një levë hekuri e ka goditur në këmbë dhe duar, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha fizike.

Ajo është shprehur se nuk e ka denoncuar më herët pasi e kishte besuar faljen e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese