Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dhoma e Deputetëve jep dritën jeshile, miraton marrëveshjen për pensionet Itali-Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Dhoma e Deputetëve jep dritën jeshile, miraton marrëveshjen

Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi sot marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, një hap i rëndësishëm që hap mundësinë për të njohur vitet e punës për shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, si dhe për qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.

Kjo marrëveshje është hallka e parafundit para se të hyjë në fuqi.

Sipas marrëveshjes, shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali do të mund të përfitojnë pensionin duke u njohur vitet e punës, ashtu siç do të ndodhë dhe për qytetarët italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Pritet që rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe rreth 4 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri të përfitojnë nga ky mekanizëm.

Për të përfituar pension, si ata që jetojnë në Shqipëri ashtu edhe ata që jetojnë në Itali, duhet të kenë një periudhë minimale prej 15 vitesh pune të siguruar. Për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë, individët duhet të kenë mbi 36 vite pune të siguruar.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, individët që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në vendet përkatëse, shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri,  për të përfituar nga ky mundësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese