Hapësire reklamuese

Rajoni

Detaje të reja nga vrasja e të riut shqiptar në Itali/ E qëlluan 25 herë me thikë për 250 euro borxh

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga vrasja e të riut shqiptar në Itali/ E
FotoMontazh/ Pamje nga vendi i ngjarjes dhe viktima, Chrostopher Thomas Luciani

Një 16 vjeçar shqiptar u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në Itali. Sipas mediave vendase, viktima është identifikuar si Chrostopher Thomas Luciani me origjinë shqiptare. Ai është masakruar me thikë nga dy bashkëmoshatarët e tij për një borxh prej 200-250 eurosh që dy autorët i kishin marrë viktimës duke blerë lëndë narkotike.

Viktima Luciani është takuar më dy shokët  e tij për t’ju kërkuar borxhin të dielën në mbrëmje në parkun “Baden Powell” në qendër të Peskarës, por siç duket situata ka agravuar dhe dy autorët kanë përdorur thikën dhe e kanë qëlluar 25 herë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Për momentin nuk dihet nëse dy të miturit kanë hyrë në aksion me qëllim për të vrarë apo ka qenë një sherr që ka përfunduar keq.

Më pas, autorët e kanë hedhur trupin e të riut në disa shkurre jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa janë larguar për t’u larë në det, vend ku kanë fshehur edhe armën e krimit.

Mediat raportojnë se vrasja e të riut ëshë raportuar nga një djalë tjetër, pjesë e grupit të dy të dyshuarve kryesorë, i cili ka kaluar mbasditen me to dhe pasi ka kuptuar veprimin e tyre ka njoftuar policinë për mundësinë e një krimi.

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy të miturit si të dyshuar për vrasjen e të riut 16 vjeçar, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë të cilët i kanë nxjerrë zbuluar.

Ata janë dy adoleshentë, të dy gjimnazistë, fëmijë të familjeve të njohura të zonës, njëri është djali i një kryekomisari të policisë së zonës, ndërsa tjetri i një profesionisteje të regjistruar pranë Dhomës së Avokatëve, por që i është përkushtuar mësimdhënies prej vitesh (ndryshe nga sa u raportua në orët e para, ku i referohej si një juriste e njohur në zonë.

Megjithatë, dy të rinjtë kanë pranuar krimin, por nuk kanë shfaqur pendesë për ngjarjen makabre që ato kanë bërë.

Hetimet janë të koordinuara nga Policia e Peskarës dhe çështja, e ndjekur fillimisht nga kryeprokurori Giuseppe Bellelli, më pas i është dorëzuar kreut të prokurorisë për të mitur, David Mancini.

17-vjeçari, me origjinë shqiptare, por i integruar mirë në Itali, ishte i dënuar më parë për drogë. Në nëntor të vitit të shkuar, ai u shpall i zhdukur pas festimeve për Halloween, por u gjet një ditë më pas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese