Hapësire reklamuese

Rajoni

DETAJE/ 39-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas nga xhelozia, nëna e dy fëmijëve prej muajsh në lidhje me të riun

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ 39-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas nga
Në foto: Viktima Xhimi Baka dhe pamje nga vendngjarja në Fier

Xhelozia ka qenë shkaku i vrasjes të 23-vjeçarit Xhimi Baka mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier.

Autori i vrasjes, 39-vjeçari Xhuliano Miho ishte xheloz pasi ish-gruaja me të cilën ka dhe dy fëmijë, kishte nisur të bashkëjetonte me të riun. Ish-gruaja e tij, nënë e dy fëmijë, kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me të riun.

39-vjeçari i ka bërë pritë në rrugë ku kanë filluar të konfliktohen verbalisht deri në përleshje fizike ku dhe e ka qëlluar tre herë më thikë.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca që e ka transportuar të riun në spital, por 23-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte për shkak të plagëve të marra në turp.

DETAJE/ 39-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas nga
Në foto: Viktima Xhimi Baka

Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.", - njoftoni policia më herët.

DETAJE/ 39-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas nga
Fotografi nga vendngjarja

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese