Hapësire reklamuese


Rajoni

Dështon për të gjashtën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e LVV nuk zgjidhet kryetare!

Shkruar nga Newsbomb
Dështon për të gjashtën herë seanca për
Albulena Haxhiu

Dështon për të gjashtën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët në Kosovës dështuan sërish edhe në përpjekjen e gjatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.

Albulena Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosja ngul këmbë se ajo është kandidatja e duhur. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota dhe Haxhiu vetëm 57 vota në favor, 48 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan.

Konstituimi i Kuvendit arrihet vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët dhe është i nevojshëm për t’i hapur rrugën formimit të qeverisë së re.

Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 118 deputetë, ndërsa seanca është ndërprerë dhe do të vazhdojë pas 48 orësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese