Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE, Gërvalla: Oferta për të shkruar draft-statutin nuk është më e vlefshme

Shkruar nga Newsbomb
Dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në
Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Ministrave për të mos e përfshirë në axhendë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Sipas Gërvallës, vendimi i Komitetit për të mos e përfshirë Kosovën në diskutimin e sotëm dhe as për të thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonese të saj, është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Kombëtare, e cila në opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet në KiE pa parakushte shtesë.

Megjithëse sot ishte dita kur do të duhej të votohej anëtarësimi ynë në këtë organizatë dhe në këtë formë të dërgohej një mesazh i fuqishëm për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës dhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare nuk e futën në agjendën e sotme dhe nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës.

Ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë”,- shkruan Gërvalla.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla shton se edhe pse vendit ju vendos një parakusht i vonshëm dhe joformal e arbitrar, qeveria e Kosovës i bëri një propozim përmes letrës së dërguar shteteve të bllokut ku zotohej për dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese.

Meqënëse, kjo gjë nuk u mor parasysh, sipas Gërvallës letra e dërguar e ka humbur vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotme të Komitetit të Ministrave.

Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit.

Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”,- përfundon Gërvalla.

Reagimi i plotë i ministres për Punët e Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla:

Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithëse sot ishte dita kur do të duhej të votohej anëtarësimi ynë në këtë organizatë dhe në këtë formë të dërgohej një mesazh i fuqishëm për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës dhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare nuk e futën në agjendën e sotme dhe nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës.

Ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë. Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave.

Megjithatë, në vend të Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një propozimi të arsyeshëm e serioz nga Qeveria e Kosovës, disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, duke privuar kështu qytetarët e Republikës së Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara.

Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Nga opinioni i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësim si shtet evropian, nga votimi i ambasadorëve më 24 prill 2023 me 33 vota për nga 46 sosh, nga raporti pozitiv i tre juristëve eminentë te raporti i raportueses Dora Bakoyannis, nga dy mbledhjet e Këshillit për Çështje Politike e Demokraci (në Paris me 27 mars dhe në Strasbourg më 16 prill 2024) e deri te votimi i Asamblesë Parlamentare më 16 prill 2024 me 131 vota për, kundrejt 29 kundër. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë.

Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën.

 

Kujtojmë se një ditë më parë, Kosova i dërgoi letër Këshillit Europian, ku zotohej se deri në fund të majit do të dërgonte në Kushtetuese draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kjo gjë nuk u pranua.

Në një përgjigje që 3 liderët e vendeve anëtare të KiE, kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i thanë Kosovës se letra e dërguar nuk përmban hapa konkretë drejt zbatimit të kësaj marrëveshje dhe si e tillë, kërkesa e tyre nuk mund të merret në konsideratë.

Më tej, ato shpreheshin se propozimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk ishte një “propozim zotërinjsh” por e bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe nisur nga ekspertët evropianë.

Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim zotërinjsh”.

Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Si e tillë, ajo gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale”,- thuhet në përgjigjen e 3 liderëve.

Një muaj më parë, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, organizata më e rëndësishme ndërshtetërore evropiane për të drejtat e njeriut, dukej i arritshëm. Me një shumicë mbresëlënëse prej mbi 82 përqind, deputetët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg votuan për pranimin e shtetit më të ri evropian si anëtarin e 47-të.

Ky vendim pasoi rekomandimin e ish-ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis, e cila më parë kishte shqyrtuar përshtatshmërinë e Kosovës si raportuese, ndërsa pritej që fjalën e fundit, për të qenë ose jo pjesë e organizatës së KiE ta jepte ditën e sotme Komiteti i Ministrave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese