Hapësire reklamuese


Rajoni

Dështimi i konstituimit të kuvendit, reagojnë ambasadorët britanikë e gjermanë: Kosova ka nevojë urgjentisht për një qeveri funksionale

Shkruar nga Newsbomb
Dështimi i konstituimit të kuvendit, reagojnë ambasadorët
Ambasadoret gjermane dhe britanike

Seanca konstituive e Kuvendit, e mbajtur këtë të enjte, ka dështuar për herë të dytë, ndërsa ambasadorët britanikë dhe gjermanë në Kosovë, kanë reaguar duke shprehur nevojën urgjente për një kuvend dhe qeveri funksionale. 

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar formimin urgjent të Kuvendit dhe qeverisë vetëm 2 muaj pas zgjedhjeve paralamentare. Ai ka theksuar se populli ka të drejtë të presë nga liderët e tyre politikë që të punojnë se bashku në interes kombëtar.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves.

Ndërkohë ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka mbetur i bllokuar si rezultat “i taktikave bllokuese”, teksa është shprehur po ashtu për formimin urgjent të një qeverie të qëndrueshme.

“Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese