
Bashkimi Europian i ka kërkuar Prishtinës zyrtare që të formojë sa më parë institucionet e saj, duke theksuar se është në interes të Kosovës.
Një zëdhënës i BE-së për çështje të zgjerimit ka deklaruar se nuk mund të komentojë çështjet e brendshme të Kosovës, siç është dështimi për të konstituar Kuvendin e Kosovës, ndërsa theksoi se kjo është e rëndësishme për arritjen e reformave evropiane.
“Ne nuk do të komentojmë çështjet e brendshme të Kosovës, sikurse nuk i komentojmë as për cilindo vend tjetër partner. Ajo që mund të them është se gjithsesi është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj. Kjo është e rëndësishme për arritjen e reformave evropiane dhe për të lëvizur përpara në këtë rrugëtim“.