Hapësire reklamuese

Rajoni

Dështimi i dialogut me Kosovën, Vuçiç: Ishte e pritshme, Kurti nuk është gati për marrëveshjet e përmirësimit

Shkruar nga Newsbomb
Dështimi i dialogut me Kosovën, Vuçiç: Ishte e pritshme,
FotoMontazh/ Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas dështimit të dialogut me Kosovën para dy ditësh në Bruksel.

Sipas Vuçiç, rezultati nuk ishte suprizues për të, por e pritshme, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i gatshëm që të nënshkruajë marrëveshje, përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Po e dija edhe më herët, se ato nuk ishin të gatshëm për këtë, pasi atyre nuk u interesojnë këto gjëra. Është tërësisht e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.

E rëndësishme është të ruajmë paqen dhe gjakftohtësinë dhe tek paqja kërkojmë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Serbisë, forcimin e Serbisë në çdo sferë të jetës shoqërore”,- është shprehur Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se nuk beson që në periudhë të shpejtë do të ketë dialog serioz, ndërsa për këtë bën përgjegjës Kosovën se nuk ka impenjimin e duhur për të avancuar në përmirësimin e marrëdhënieve.

Ai ka komentuar edhe Parlamentin e Spanjës që diskutoi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se refuzimi i tyre ishte po ashtu i pritshëm.

Vendim i pritshëm dhe faleminderit miqve tanë spanjollë ku treguan se janë miq dhe respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare”,- thotë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takuan të mërkurën e kësaj jave në kuadër të dialogut për përmirësim të marrëdhënieve midis vendeve të ndërmjetësuar nga BE.

Pas takimit me përfaqësuesin e lartë për politikë dhe siguri, Joseph Borell, Kurti refuzoi bisedën trepalëshe ku do të merrte pjësë lideri serb dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, duke vendosur ultimatum që Serbia të plotësojë 3 kushte, si garanci se nuk do të shkelë marrëveshjet e nënshkruara në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese