Hapësire reklamuese

Rajoni

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi: Ndaloni diskriminimin dhe respektoni të drejtat e pakicave shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi: Ndaloni diskriminimin
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në organin parlamentar të Serbisë i është drejtuar me një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorit të SHBA-së në Beograd , si dhe atij të OSBE-së për zbatimin e të drejtave të pakicës shqiptare në këtë vend.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, Kamberi shpreh shqetësimin për zgjedhjen e gjyqtarëve në komunën e Bujanovcit, ku sipas tij janë qartësisht në kundërshtim me ligjin dhe një shkelje flagrante e të drejtave të pakicave kombëtare shqiptare.

Më tej në shkrimin e tij, ai shkruan se pakicat duhet të riprezantohen në institucionet shtëtërore, ndërsa shton se Vuçiç duhe t të ndalojë diskriminimin e hapur që po bëhet ndaj shqiptarëve dhe të fillojë me realizimin e Planit 7 pikësh.

Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare.

Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE poashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë.

Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh.

PakicatDuhetTëReprezentohen barabartësisht në institucionet shtetërore”,- shkruan deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese