
Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka akuzuar drejpërsëdrejti Serbinë se po kërkon që të bëjë spatrim etnik ndaj shqiptarëve ne Luginën e Preshevës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, duke cituar një artikull të Deutsche Welle, i cili trajton pikërisht këtë çështje, deputeti gjerman Roth shkruan se shteti serb është duke diskriminuar në mënyrë të vazhdueshme pakicën shqiptare që jeton në këtë vend.
Sipas Roth, kjo është një formë e pastrimit etnik, ndonëse pa dhunë por klasifikohet si një krim ndaj këtyre njerëzve.
Roth vijon se me këtë veprim, Serbia është duke bërë hapa pas në rrugën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo formë e pastrimit etnik është pa dhunë, por gjithsesi është një krim”,- përfundon Roth.
Ein weiterer Rückschritt auf dem Weg zu mehr Kooperation und friedlicher Koexistenz im Westbalkan. Serbien diskriminiert systematisch die albanische Minderheit. Diese Form der ethnischen Säuberung ist zwar gewaltlos, aber trotzdem ein Verbrechen. ????????https://t.co/OLlmQPK7aL?
— Michael Roth - official ???????????????????????????????? (@MiRo_SPD) July 9, 2024